Në 8 ndeshjet e mbetura në kampionat, Chelsea duhet të fitojë të paktën 5 prej tyre për të siguruar matematikisht titullin.
Në 8 ndeshjet e mbetura në kampionat, Chelsea duhet të fitojë të paktën 5 prej tyre për të siguruar matematikisht titullin. Momentalisht Blutë e Londrës kanë një ndeshje më pak dhe një avantazh prej 7 pikësh ndaj Arsenalit të vendit të dytë pas suksesit me Stoke City. Jose Mourinho mendon se skuadra e tij e ka vetë në dorë fatin dhe gjatë javëve në vazhdim do të tregojë nëse ka forcën e duhur për të fituar titullin e parë në kampionat që prej vitit 2010.
“Forca në mentalitet është e rendësishme në këto momente, kur pritet të vendoset gjithçka, rënia nga kategoria, vendet në Champions dhe titulli. Për 7, 8 apo 9 muaj mund të bësh gjithçka mirë, por ky është momenti i të vërtetës dhe ne duhet të fitojmë në vazhdim që të shpallemi kampionë. Pra duhet të kemi mentalitet të fortë dhe në të njëjtën kohë duhet të jemi të qetë. Lojtarët i kam parë të relaksuar në këto dy muaj. Të luftosh për titullin është motivimi më i mirë që mund të kesh”.
Janë 8 ndeshje ose finale siç i quan ndryshe The Special One në kalendarin e Chelsea. Të Dielën formacioni i Mourinhos do të luajë në transfertë me Queens Park Rangers, përpara dy sfidave mjaft delikate me Manchester United dhe Arsenalin.