Trajneri i Chelsea, Jose Mourinho, gjatë një deklarate për mediat britanike ka theksuar se vendimet e marra kundër ekipit të tij nuk kanë qenë aspak “normale”, me “Blutë” që janë ndëshkuar me dy kartonë të kuq dhe dy penallti – kundër Swansea dhe West Brom, respektivisht – në tre ndeshjet e para.
“Mendoj se nuk është normale që në tre ndeshjes të ndëshkohesh me dy penallti dhe të luash dy herë në inferioritet numerik”, ka thënë portugezi.