Rrëfimi i pazakontë i Jose Mourinhos. Jemi mësuar shpesh që portugezin ta shohim përpara mediave si një njeri të fortë, me një karakter disi të vështirë dhe hera herës disi arrogant. Pavarësisht këtyre karakteristikave edhe njerëzit më të fortë kanë pikat e tyre të dobta dhe Mourinho nuk i shpëton dot kësaj pjese, duke patur parasysh se ai është babai i dy fëmijëve. Momentalisht aventura e tij në kampionatin anglez si trajner i Man.United nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Special One shprehet se jeta e tij në Manchester është një katastrofë e vertetë. Jo në aspektin profesional por atë personal.
“Momentalisht po jetoj në hotelin më të mirë që ka Manchesteri. Gjatë gjithë kohës kam nga pas paparacët, të cilët më ndjekin kudo. Nuk më bezdis edhe aq ky fakt por, ka momente ku unë dua të dal, të bëj dy hapa i vetëm, të ulem në një restorant të konsumoj ndonjë gatim të shishësm por, e kam të pamundur.”
Mund të duket e cuditshme por është e vertëtë. Jose Mourinho nuk ka një shtëpi të tijën në Manchester pasi ai jeton në një hotel. Madje, ai shprehet se nuk e shqetëson aspak ky fakt, pasi me humor deklaron se nuk di të gatuajë. Kështu që, jeta në hotel është me komode.
Nga aspekti profesional në atë personal. Special One është babai i dy fëmijëve. Një djali dhe një vajze. Mungesa e tyre ndikon shumë tek trajneri i Man.United, pasi sic e thotë dhe vetë ai tashmë ata janë në një moshe madhore, kanë angazhimet e tyre dhe takimet janë më të pakta.
“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e mi. Vajza javën e ardhshme do të festojë 20 vjetorin, ndërsa djali përpara disa javësh bëri 17 vjec. Të dy ata studiojnë në shkollat e Londrës dhe takimet tona janë më të pakta, për shkak se ata tashmë kanë një kohë më të limituar nuk mund të jenë pranë meje si dikur. Për herë të parë familja ime po bën një jetë ndryshe.”