Jose Mourinho i ka lavdëruar kolegët e tij Jurgen Klopp dhe Mauricio Pochettino që udhëhoqën klubet e tyre drejt finales së Ligës së Kampionëve.
Të dyja skuadrat u kthyen në ndeshjet e dyta pavarësisht që kishin humbur në ato të parat me rezultat 3:0, respektivisht 0:1.
“Do të jem në telashe në finale sepse më pëlqejnë shumë, shumë, Mauricio dhe Jurgen, dhe mendoj që të dy e meritojnë që ta fitojnë një trofe”, ka thënë ai për beIN Sport.
Sa i përket përballjes së tyre në “Wanda Metropolitano” më 1 qershor, ai ka zgjedhur fjalë të forta.
“Duhet ta lexoni betejën, t’i lexoni ushtarët dhe cilësitë e tyre. Futbolli është për t’u zbavitur, por futbolli është për t’u fituar”.