Gruaja që dyshohet se u vra nga ish-burri i saj në oborrin e QKUK-së ka përjetuar trajtim mizor derisa ishte e martuar me të dyshuarin.
Kështu e konfirmoi për T7 motra e viktimës, e cila tha se për 6 muaj, burri i saj nuk e ka lënë Hamide Magashin të dalë prej shtëpisë.
Sipas saj, ai ia ka lidhur asaj duart dhe këmbët duke e mbajtur në shtëpi e duke i qëndruar me thikë.