Motra e vogël e Kim Kardashia, Kendall Jenner, ka marrë një ofertë nga një shtëpi pornografike që të aktrojë në filma për të rritur.
Asaj i janë ofruar 1 milion dollarë për bashkëpunim prej 90 ditësh, gjatë të cilit do të zhvishet drejtpërdrejtë përpara fansave dhe videoja do të lansohet në internet.
Po ashtu, si pjesë e marrëveshjes, ajo duhet të aktrojë edhe në një film të plotë pornografik.
Pikërisht një xhirim pornografik i Kim me ish-të dashurin e saj, reperin Ray J, bëri që ajo të arrinte famë botërore, shtatë vite më parë.
Pritet të shihet nëse 18-vjeçarja do të ndjekë hapat e motrës për të fituar miliona më pastaj.
Kendall është vajza e Kris Jenner dhe Bruce Jenner, ndërsa të famshmet Kourtney, Kim dhe Khloe Kardashian i ka motra nga nëna.