Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një th*kë në sallën e gjyqit

E publikuar: 27/02/2025 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas raportit të mediumit gjerman ‘WDR’, motra e Besar Nimanit ka tentuar të fus një thikë në gjykatë para seancës.

Seanca që do mbahej ishte për vrasjen e boksierit kosovar, e cila filloi nga ora 09:00 të mëngjesit.

Fillimisht, ditën e parafundit të gjykimit, motra e Besar Nimanit tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit, por u detyrua ta dorëzonte në kontrollin e hyrjes, sipas avokatit mbrojtës.

Në ditën e fundit (26 shkurt), me të përfunduar seanca gjyqësore në ora 13:30, janë dëgjuar të shtëna – ndërsa dëshmitarë okularë të cilët kanë thënë se kanë parë disa persona të shtrirë në tokë pasi u plagosën.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, të plagosurit ishin babai dhe vëllai i të pandehurit në këtë proces.

Gjykimi i boksierit Nimani, i cili filloi në orën 9 të mëngjesit, përfshin të pandehurin Huseyin Akkurt, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut.