Valentino Rossi është gati për të zbarkuar në Sepang me një objektiv të vetëm.Pas paraqitjes fantastike në Philip Island, ku arriti të rikuperonte plot 13 pozicione për ta përfunduar garën në vendin e dytë, Doktori kërkon të zhvillojë një tjetër garë të mirë në Malajzi, me shpresën për tu ngjitur përsëri në podium. Pilotit pesares të Yamahas në këtë fund sezoni i duhet të mbrojë vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të Moto Gp, me Rossin që aktualisht pozicionohet 24 pikë para Lorenzos kur mbeten edhe dy gara deri në mbyllje të kampionatit.” Sepangu është një nga pistat e mia të preferuara. Më pelqen shumë ai cirkuit por në Maljazi është edhe një nga garat më të vështira të sezonit për shkak të kushteve të motit. Aty bën gjithmonë shumë nxehtë dhe duhet të tregohesh i kujdesshëm në ushqimet dhe pijet që konsumon, deklaroi fillimisht Rossi. Më pas Doktori u ndal të fliste për garën e Australisë që u zhvillua në cirkuitin e Philip Island:” Ishte një fundjavë shumë e vështirë, por në fund zhvilluan një garë shumë pozitive dhe jam i kënaqur për këtë fakt. Shpresojmë që në Malajzi gjërat të na shkojnë mirë duke filluar që nga provat e para të lira, theksoi në fund të fjalës së tij Valentino Rossi./ss/


















