Sot, mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-20°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 36- 40°C.
Vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me stuhi lokale.
Sipas IHK-së Zonat më të prekura parashihen në veriperendim të vendit ku parashihen edhe erera në formë stuhish. Pas këtyre reshjeve, moti do të freskohet, dhe java e ardhshme pritet të ketë temperatura afër vlerave mesatare për këtë periudhë në raport me vitet e kaluara.
Po ashtu sot do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 11m/s.” – ka njoftuar IHMK.


















