Moti sot me diell, temperaturat maksimale deri 20 gradë

E publikuar: 22/03/2025 08:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17 deri në 20 gradë Celsius.

Gjatë ditës sot do të fryjë erë nga juglindjes me shpejtësi 1- 6m/s.