Sot, në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 dhe 31gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.