Moti sot, i vranët dhe me riga shiu

E publikuar: 26/04/2025 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbi vendin tonë të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.