Moti sot dhe nesër në Kosovë

E publikuar: 09/11/2016 09:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shtypja atmosferike përkohësisht do të ulet nën vlerat e normales, duke krijuar kushte për një mot jostabil dhe të paqëndrueshëm, i përcjellë me erëra dhe reshje shiu, derisa në viset malore serish priten që reshjet e shiut të jenë të përziera me dëborë.

Temperaturat minimale sipas IHMK-së, do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte, pas reshjeve temperaturat minimale do të ulen rreth vlerave të zeros.

Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse nga dita e mërkurë maksimalet parashihen të bijnë deri në 5 gradë Celsius.

 “Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më pas nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK. /Telegrafi/