Moti Sot dhe Nesër

E publikuar: 06/01/2018 09:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHK-së, si pasojë e çvendosjes së rrymave ajrore nga veriu në lindje e të cilat më tej nën ndikimin e fushave anticiklonike do të shtrihen mbi territorin tonë duke ndikuar edhe më tej në përmirësimin e kushteve meteorologjike.

“Temperaturat do të jenë mbi vlerat e mesatareve në të dy vlerat ekstremale .Minimalet do tëlëvizin nga -1deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së./rtklive/