Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se, sot moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius.
Të martën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë celsius
Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius.
Të enjten do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
Të premten moti do të jetë kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s .