Moti për dy ditët e ardhshme

E publikuar: 01/03/2022 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa të enjten parashihen intervale me diell.

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo situatë meteorologjike do të na përcjell edhe ditën e enjte, përjashtim bëjnë disa zona ku mund të ketë ndonjë rigë e dobët shiu, apo fjollë e dobët bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.