Moti për dy ditët e ardhshme

E publikuar: 03/02/2022 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm, por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet minus 6 deri minus 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.