Moti për ditën e nesërme

E publikuar: 27/03/2024 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të enjten parashikohet fillimisht të kemi parakalimin e sistemit frontal gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, me lëvizje perëndim-lindje.

Sistemi pritet të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë shkarkesë elektrike në zona të veçanta.

Pas kalimit të sistemit menjëherë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-66 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 20°C. /MeteoKosova/