Mot me vranësira, riga shiu, shkarkime rrufesh

E publikuar: 21/05/2025 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 19-22 gradë.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.