Ditën e martë mbi vend do të mbeten tutje më shumë vransira, derisa gjatë ditës nuk mungojnë intervale të shkurta me diell.
Vazhdojnë të frynë erëra të ftohta veriore e verilindore mesatare dhe mesatarisht të fuqishme 5-11m/s. Temperaturat minimale zbresin në -4C e -2C, e ato maksimale shkojnë deri në 0C e 2C.
Nga dita e mërkurë parashihen kushte më stabile meteorologjike, por se mbetet ftohtë dhe me ngrica orëve të mëngjesit, njofton Mendimi për Motin.
Do të ketë më shumë kthjellime e intervale më të gjata me diell duke shkuar nga fundjava. Erërat verilindore gradualisht pushojnë.
Temperaturat minimale zbresin në -6C e -7C, zonave malore deri në -10C e -12C.
Maksimalet gjatë ditës fillimisht shkojnë deri në 0C e 2C, deri në fundjavë rriten në 3C e 5C.