Mot i ftohtë sot, në vise malore pritet edhe bora

E publikuar: 18/03/2025 08:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e martë parashihet mot i ftohtë, sa me intervale me diell e sa me vransira kalimtare, që lokalisht përreth viseve malore mund të japin kushte për ndonjë rrebesh të dobët dëbore.

Frynë erë e ftohtë veriore mesatare e mesatarisht e fuqishme 6-13m/s.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin deri në -2C e 0C, e ato maksimale gjatë arrinë vlera prej 2C e 5C.

Nga dita e mërkurë po parashihet periudhë më stabile, me kthjellime e më shumë diell. Mëngjeset me ngrica, me minimale që zbresin deri në -6C, të mërkurën.

Maksimalet gradualisht në rritje, deri në 16C e 18C të premtën.