Mospërputhje mes Hotit dhe ATK-së rreth çështjes së rimëkëmbjes ekonomike

04.03.2021 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mospërputhje mes Hotit dhe ATK-së rreth çështjes së rimëkëmbjes ekonomike

Mospërputhje mes Hotit dhe ATK-së rreth çështjes së rimëkëmbjes ekonomike

Deklarimet e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti se ekonomia e Kosovës po kthehet në normalitete nga pandemia, bien ndesh me të dhënat zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Më 30 janar, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se ekonomia e Kosovës “po i kthehet normalitetit” dhe se “qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm”. Ai shtoi se të hyrat nga Administrata Tatimore e Kosovës në janar, 2021 janë të ngjashme me janarin e vitit 2020.

Por, nga të dhënat që ATK-ja i ka dërguar Radios Evropa e Lirë nuk figuron se të hyrat janë të ngjashme.

Sipas këtyre të dhënave të ATK-së, në janar te vitit 2020 qarkullimi i bizneseve ka qenë 815,402,903 euro, ndërsa në janar 2021 ka qenë 363,625,827 euro, që i bie 451,777,076 më pak.

Ndërkaq, për të hyrat nga Doganat e Kosovës, Hoti ka thënë se në janar 2021 janë 11 për qind më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime.

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë, thuhet se ka pasur rritje të të hyrave për 10 për qind.

“Të hyrat për këtë periudhë (janar 2021) janë 155 milionë euro, që nënkupton rritje me vitin e kaluar me 10 për qind, pasi gjatë vitit 2020 kishim të mbledhura 140 milionë euro”, thuhet në të dhënat e Doganave të Kosovës.

Të pyetur nga REL se pse është shënuar kjo rritje e të hyrave, Doganat e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim.

Kryeministrit në detyrë, Hoti kishte thënë se ekonomia e Kosovës po kthehet në normalitet si rezultat i Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2020 prej 365 milionë euro, Ligjit për rimëkëmbje që ka mobilizuar menjëherë në dhjetor mbi 200 milionë euro për qytetarë, Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2021 në shumë prej 222 milionë, euro që ka nisur të zbatohet, si dhe efektit të shpenzimeve të diasporës në dhjetor të vitit të kaluar.

Sa i përket Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, i cili mundësoi tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit të Kursimeve Pensionale nga qytetarët kontributpagues, sipas kryetari të Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka qenë një infuzion i përkohshëm.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se në muajin janar paratë e Trustit kanë ndikuar në rritjen e qarkullimit të bizneseve, por ato mjete tani janë limituar, pasi që shumica vetëm kanë tërhequr paratë dhe i kanë shpenzuar në janar.

“Viti ka filluar mbarë, por tash kur nuk ka mjete në qarkullim nga Trusti si dhe diaspora është reduktuar me investimet e veta në Kosovë, pritet që të kthehemi prapë në gjendjen që kemi qenë vitin e kaluar. Sipas analizave tona, për rimëkëmbje ekonomike duhet dy deri në tri vjet dhe kjo varet nga qeveria e ardhshme se çfarë prioritete do të ketë në programin qeverisës”, thotë ai.

Janë afër 200 milionë euro që janë tërhequr nga mbi 420 mijë qytetarët kontributpagues në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Jeton Demi, zëdhënës në këtë institucion.

Ai ka thënë që procesi i aplikimit po vazhdon ende, por me intensitet të ulët, me rreth 100 aplikime në ditë.

Afati i fundit për aplikim është më 6 prill, 2021.

Vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.

Ndryshe, si pasojë e COVID -19, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të publikuar në shkurt të këtij viti, ka vlerësuar se Kosova në vitin 2020 ka shënuar rënie të ekonomisë deri në 6 për qind.

Ndërkaq, ky mekanizëm financiarë ndërkombëtarë ka paraparë rritje ekonomike në vitin 2021 jo më shumë se deri në 4.5 për qind.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


BE i kërkoi vazhdim të dialogut me Serbinë – Por sa është prioritet për Kurtin dialogu

BE i kërkoi vazhdim të dialogut me Serbinë – Por sa është prioritet për Kurtin dialogu

Konjufca: Institucionet të punojnë për zbardhjen dhe dënimin e të gjitha krimeve të Serbisë

Konjufca: Institucionet të punojnë për zbardhjen dhe dënimin e të gjitha krimeve të Serbisë

Kusari-Lila: Qytetarët nuk janë rehat deri në vaksinim masiv

Kusari-Lila: Qytetarët nuk janë rehat deri në vaksinim masiv

Mot i vranët e me shi në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Mot i vranët e me shi në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Basha: Ka bashkim të demokratëve dhe socialistëve, por kundër Ramës

Basha: Ka bashkim të demokratëve dhe socialistëve, por kundër Ramës

Vdes edhe babai i 15-vjeçarit të vrarë në Gradicë të Drenasit

Vdes edhe babai i 15-vjeçarit të vrarë në Gradicë të Drenasit

Gërvalla takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë Weidinger

Gërvalla takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë Weidinger

Një i vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm me bombë në Irak

Një i vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm me bombë në Irak

Lajçak në takim virtual me Besnik Bislimin, dakordohen të bisedojnë sërish

Lajçak në takim virtual me Besnik Bislimin, dakordohen të bisedojnë sërish

Gjatë marsit pesë persona humbën jetën në aksidente trafiku

Gjatë marsit pesë persona humbën jetën në aksidente trafiku

Gazetari Binakaj lajmërohet nga Klinika e Mushkërive: Për 12 orë vdiqën 2 persona që i kisha në dhomë

Gazetari Binakaj lajmërohet nga Klinika e Mushkërive: Për 12 orë vdiqën 2 persona që i kisha në dhomë

17 të vdekur dhe 599 raste të reja me COVID-19

17 të vdekur dhe 599 raste të reja me COVID-19

Kryetari i Ferizajt jep detaje për arrestimin e 12 personave, në mesin e tyre 8 zyrtarë komunalë

Kryetari i Ferizajt jep detaje për arrestimin e 12 personave, në mesin e tyre 8 zyrtarë komunalë

Shefi i BE-së në Kosovë reagon pas zgjedhjes së drejtorit të ri të AKI-së

Shefi i BE-së në Kosovë reagon pas zgjedhjes së drejtorit të ri të AKI-së

Ministrja Haxhiu priti në takim shefin e misionit të OSBE-së, diskutojnë për adresimin e krimeve të luftës

Ministrja Haxhiu priti në takim shefin e misionit të OSBE-së, diskutojnë për adresimin e krimeve të luftës

Në fundjavë nis vaksinimi për punonjësit e sistemit të hotelerisë në Shqipëri

Në fundjavë nis vaksinimi për punonjësit e sistemit të hotelerisë në Shqipëri