Numërimi i votave dhe procedimi i tyre në uebfaqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për komunën e Podujevës ka përfunduar 100%.
Por rezultati në një vendvotim nuk përputhet në formularë, tranemton Indeksonline.
Në qendrën e votimit 1814E/02R, konkretisht në fshatin Sfeqël në njërin formularë të një vendvotimi thuhet se Partia Demokratike e Kosovës ka 53 vota, derisa në procedimin e të dhënave në uebfaqen e KQZ-së figuron se PDK ka 51 vota.
Kandidati i PDK-së për asamble Sabri Hamiti në këtë vendvotim kishte marrë 51 vota derisa Rafet Fetahu ka marrë dy./Indeksonline/





















