Mospërmbushja e obligimeve që dalin nga marrëveshja për drejtësi rrezikon ta shtyjnë sërish funksionalizimin e gjyqësorit për komunat veriore të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
E marta është dita kur do duhej ta nisin punën Gjykata Themelore dhe Prokuroria Themelore, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel. Serbia është dashur që zyrtarisht të deklarojë ndërprerjen e pagave dhe kontratat për prokurorët dhe gjyqtarët serbë, të cilët duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.
Sipas marrëveshjes, Beogradi ka qenë i obliguar ta rregullojë statusin pensional të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë.


















