Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka thënë se Evropa është duke u përballur me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk hyri në agjendën e Këshillit të Evropës, për t’u votuar nëse do bëhet pjesë e KiE-së.
Ajo ka thënë se zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE.
“Evropa përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE. Kosova është pjesë e Evropës demokratike.” – shkroi ajo.