Mosmarrëveshje në komunikacion, gjuajnë me armë në veturën e pejanit

E publikuar: 28/02/2018 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka deklaruar për Policinë e Kosovës se derisa ka qenë në lëvizje me veturën e tij është sulmuar me armë zjarri nga një i panjohur.
Sipas viktimës, paraprakisht me të dyshuarin ka pasur mosmarrëveshje në komunikacion në rrugën Eliot Engel në Pejë.

Në vendin e ngjarjes të martën mbrëma janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65mm.

Përveç dëmeve materiale në veturën e viktimës nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar./GazetaExpress/