Moscertifikimi i listave zgjedhore – PZAP fillon publikimin e vendimeve për ankesat

E publikuar: 26/01/2021 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka marrë vendime lidhur me ankesat e subjekteve politike pas moscertifikimit të listave të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

PZAP ka publikuar vendimin sa i përket ankesës të bërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), ku thuhet se ka refuzuar pjesërisht apelet e kësaj partie.

PZAP është duke vazhduar me publikimin e vendimeve, ku pas pak pritet të bëhet e ditur se si është vendosur për ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe subjekteve tjera që kanë bërë ankesa.
KQZ javën e kaluar nuk ka certifikuar listat e gjashtë subjekteve politike, në mesin e tyre edhe listën e LVV-së, AAK-së dhe Nismës. KQZ kishte njoftuar se këto lista nuk po certifikohen për shkak që sipas listës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, disa prej tyre kanë dënime në tri vitet e fundit./Telegrafi/