“Mos shisni banesat, Gjermania do t’ju kthejë dhe nuk do keni ku të jetoni”

E publikuar: 10/08/2015 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i përgjithshëm i SCU-së, Andreas Scheuer është një ndër personat që këmbëngul në përshpejtimin e procedurave të shpalljes si vende të sigurta të origjinës shtetet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Ai shprehet se personat që vijnë nga këto vende përbëjnë edhe numrin më të madh të azilkërkuesve.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild am Sontag”, Scheuer është shprehur se në vjeshtë shumë njerëz prej vendeve të Ballkanit do të kthehen në Gjermani.

“Aplikimet e tyre të deritanishme për azil janë mohuar në më shumë se 99% të rasteve dhe ende ndihet rritja ndjeshëm e numrit të tyre”, tha ai.

Thomas Strobl, nënkryetari i CDU-së gjithashtu, kërkoi që t’u dërgohet një sinjal më i fortë njerëzve që shkojnë në Gjermani nga këto tre vende.

Strobl u kërkon njerëzve që të mos shesin shtëpitë për të paguar një kontrabandist që të fitojë prej tyre.

“Me gjithë respektin për vështirësitë ekonomike të kësaj popullate, kërkesa për azil është rruga më e gabuar që mund të zgjedhin. Prandaj, dua t’i dërgoj të gjithë atyre një mesazh të qartë në lidhje me azilin. Mos i shisni shtëpitë tuaja që të paguani kontrabandistët që fitojnë prej jush, duke ju premtuar gjëra që nuk janë të vërteta, sepse ne do t’ju kthejmë pas dhe kur të ktheheni do jeni duarbosh e pa shtëpi ku të fusni kokën”, ka thënë ai.

Lidhje me përshpejtimin e kësaj procedure ka folur edhe kreun e Partisë së Gjelbër, Anton Hofreiter.

Duke iu referuar rastit të Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnjës, të shpallura si të tilla nëntë muaj më parë, ai tha se zgjerimi i listës së vendeve të sigurta nuk ka për të sjellë ndonjë ndryshim në këtë çështje.

Si një ndër mundësitë e kthimit të azilkërkuesve shihet ajo e heqjes së pagesës prej 143 eurosh.

Sipas tyre, pagesa kesh në dorë e personave që vijnë nga vendet me vështirësi ekonomike mund të jetë ndjellëse. /shekulli/