“Mos m’i përmend ata dreqen të larëm” – Shefqet Krasniqi komenton Big Brother Vip Kosovën

E publikuar: 29/12/2023 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hoxhë Shefqet Krasniqi, ka komentuar spektaklin Big Brother Vip Kosova.

Hoxha i ka quajtur “dreqën të larëm” pjesëmarrësit.

“O dreq i larëm është ai, mos ma përmend se për dreqen nuk ki çka flet. Kjo është kur ka thënë Naimi, mjerë vatani, mjerë mileti e mjerë atdheu, e mjerë feja e kombi, qeveria e shoqëria çka i ka gjete.”- tha ai.

Ai ka thënë se ata që e shohin këtë reality show i bëjnë “argat dreqit”.

“Çka i vynë një motrës besimtare një gruaja te sinqertë po mos koftë fetare, një motrës atdhetare, shqiptare me këqyre dreqen të larëm. Pse me ia bë një argat dreqit. Nuk muj e ndali por argat si bëjë dreqit”.

Sipas tij në haram hynë edhe reklamuesit e ata që çfarëdo forme kontriboujnë në këtë format.

“Këta i bëjnë kontribut përmes klikimeve, telefonatave, komenteve etj etj atje kompanitë shkojnë me bë reklame, tani krejt këta marrin pjesë në haram, krejt marrin pjesë në gjynah”, tha Krasniqi teksa u shpreh se të tillët nuk flasin me familjarë por i shikojnë tërë natën siç thotë ai “dreqet e larëm”./insajderi