Shumë prindër besohet se i lejojnë fëmijët që të pinë verë në darkë, duke menduar se kështu i mësojnë ata që të pinë me masë pije alkoolike.
Mirëpo, një studim i ri thotë me afërsisht 2000 familje ka treguar se ky është vetëm një mit.
Sipas një zbulimi të shkencëtarëve australian, kjo është e pasaktë, transmeton GazetaExpress.
Studimi është botuar në revistën “Lancet Public Health” dhe thotë që fëmijëve që ju lejohet të pinë alkool para moshës së pjekurisë, janë në rrezik që të bëhen të varur nga pija.
Në perëndim shumë prindër mendohet që ju japin me leje për të pirë verë apo birra fëmijëve, sidomos kur ata janë në darkë në mënyrë që të mësojnë të pinë me kontroll.
Por pas një studimi 6 vjeçar ku janë studiuar 2000 familje kanë treguar se ky është një mit i gabuar.
Adoleshentët të cilët pinë alkool me leje të prindërve janë dy herë më të dhënë që të jenë të varur nga alkooli, thotë zbulimi që është publikuar në revistë.
Ata po ashtu janë 2.6 herë që të pinë më shumë se duhet – kjo definohet në kërkesën e tyre që pinë katër shishe birre apo katër gota verë – dhe këtë e bëjnë para moshës 18 vjeç.
Pra, ata janë 2.5 herë më në rrezik që të varën nga pijet alkoolike, thotë studimi australian.
Andaj prindër, të keni kujdes me këtë gjë! /GazetaExpress/



















