Mos i hudhni farat e kungullit, kanë beneficione të mëdha

E publikuar: 15/12/2017 06:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lexoni disa nga përfitimet shëndetësore që do të keni nëse konsumoni rregullisht farat e kungullit.

Ulin kolesterolin

Ulin nivelin e sheqerit

Farat e kungullit mund të ulin nivelet e glukozës dhe të mbajnë nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll për shkak të aftësive të tyre anti-diabetike.

Humbja e peshës

Këto fara janë të pasura me fibra, proteina, vitamina dhe minerale. Ato përmbajnë fosfor, që përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në përshpejtimin e djegies së yndyrnave duke promovuar kështu humbjen e peshës së shëndetshme.

Ndihmon për osteoporozën

Të rriturit shpesh janë të mangët në minerale, gjë që rezulton në humbjen e dendësisë së eshtrave. Farat e kungullit janë natyrisht të pasura me zink dhe fosfor, duke i mbajtur kockat tuaja të forta, transmeton Klan Kosova.

Ndihmon me disponimin

Farat e kungullit janë të dobishme për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe për të reduktuar depresionin.

Ndihmon me simptomat e menopauzës 

Farat e kungullit reduktojne simptomat e menopauzës, si temperatura e kohëpaskohshme, dhimbje koke, djersët e natës, dhe ndryshimet e humorit për shkak të efektit të tyre të normalizimit të hormoneve.

Parandalon kancerin

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, farat e kungujve janë gjithashtu të dobishme për parandalimin e kancerit dhe trajtimin e luftimit të kancerit.