Mos hesht, raporto ngacmimin seksual

13.02.2016 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kosova edhe këtë vit i bashkohet fushatës “Një Miliardë në Këmbë”, ku në më shumë se 190 vende të botës, qytetarët dalin në rrugë dhe përmes vallëzimit shprehën zemërimin e tyre kundër padrejtësive dhe dhunës, si dhe dëshmojnë fuqinë e solidaritetit dhe aksioneve të përbashkëta botërore.

Sipas statistikave botërore, një në tri gra në planet, dhunohet apo përjeton dhunë në familje gjatë jetës së saj, që do të thotë një miliardë gra. Statistikat e raporteve hulumtuese nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës tregojnë se në Kosovë, 48.5% e qytetarëve kanë përjetuar ndonjë formë të ngacmimit seksual, prej tyre 64.1% gra dhe vajza, ndërsa 35.4% burra dhe djem. Në anën tjetër, 62 % e kosovarëve kanë përjetuar dhunë në familje gjatë jetës së tyre, prej tyre 68% gra dhe vajza, ndërsa 56% burra dhe djem.

Që nga 14 shkurti i vitit 2013, një miliard gra dhe burra në gjithë botën, përmes fushatës One Billion Rising (Një Miliard në Këmbë) dolën në rrugë dhe përmes vallëzimit shprehën zemërimin e tyre kundër padrejtësive dhe dhunës, si dhe dëshmuan fuqinë e solidaritetit dhe aksioneve të përbashkëta botërore.

Sipas një njoftimi të Rrjetit të Grupeve t ë Grave të Kosovës – RrGGK, Kosova iu bashkangjit kësaj fushate që nga fillimi.

“Edhe sivjet do të ketë organizim, duke filluar me marshin fillon nesër në ora 12:00, para Teatrit Kombëtar drejt Sheshit Zahir Pajaziti e përcjellur me vallëzimin tradicional dhe me një performacë artistike “Mos Hesht” që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për të raportuar ngacmimin seksual. Kjo fushatë në Kosovë organizohet nga një koalicion organizatash: Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Artpolis dhe Girls Coding Kosova”, thuhet në njoftim.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre