Ish-presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi, do të përballet me verdiktin e parë që prej rrëzimit nga pushteti, nën akuzat për nxitjen e vrasjes së protestuesve.
Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me vdekje.
Verdikti do të jetë i pari në disa gjyqe me të cilat përballet.
Morsi është rrëzuar nga ushtria në korrik të vitit 2013, pas protestave masive kundër sundimit të tij.
Qysh atëherë, autoritetet kanë shpallur të paligjshme partinë Vëllazëria Myslimane dhe kanë arrestuar mijëra mbështetës të tij.
Morsi dhe disa liderë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane akuzohen për nxitjen e mbështetësve për të vrarë një gazetar dhe protestues opozitarë, gjatë përleshjeve jashtë pallatit presidencial, në fund të vitit 2012.