Morina: Vrasësit e Ahmet Krasniqit janë në Kuvend (Video)

E publikuar: 22/09/2015 00:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të vertetën për vrasjen e ish-ministrit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi e din ish-shefi i SHIK’ut Fatos Klosi dhe disa bashkëpuntorë të tij, që sot janë në parlamentin e Kosovës.

Kështu tha për Televizionin Rrokum, analisti Bajrush Morina.

E derisa Morina shton se vrasësit e Krasniqit nuk flisnin serbisht, gazetari tjetër Artan Hoxha nga Shqipnia, thotë se autorë të vrasjes ishin 5 persona prej Tropoje.

 

Hoxha thotë se 3 nga këto persona nuk jetojnë ma: 2 janë vra në Shqipni, e nji tjetër gjatë luftës në Kosovë.

Ai thotë se dosja “Krasniqi” në Prokurorinë dhe Policinë Shqiptare pret informacione të reja dhe vullnet politik nga pala kosovare, për me zbulue autorët.

E njajtë si Morin dhe Hoxha, edhe Behxhet Krasniqi, vllau i kolonelit tha sot se urdhnuesit e vrasjes janë në nivele të ndryshme politike në Tiranë e Prishtinë.

 

Por Hoxha, ndër gazetarët ma të suksesshëm investigativë në Shqipni, jep edhe indikacione të tjera.

Mbasi e lidh vrasjen e Ahmet Krasniqit me nji seri vrasjesh të kryeme në Shqipni gjatë Shtatorit të vitit 1998, Hoxha thotë se nëse zbulohet vrasja e Ilir Konushevcit, atëherë shumë lehtë gjendet edhe autori i vrasjes së kolonelit.

Por Bajrush Morina thotë se Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka mungue guximi politik për me punue për zbardhjen e të vërtetës.

 

Në nji farë mënyre, fjalët e Morinës i vërtetoi kryeministri Isa Mustafa, i cili në akademinë përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të vrasjes së Krasniqit, u mjaftue vetëm tue thanë se beson që drejtësia ka me e ba punën e saj.