Morina: Unë nuk e dëshiroj vdekjen e Albin Kurtit

E publikuar: 05/11/2015 00:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ballë për ballë me Shkodran Gajrakun në emisionin Ora e Fundit ishte Izet Morina, asambleist i PDK-së në Malishevë.

Ai ka sqaruar arsyen e shprëndarjes së fotomontazheve në Facebook-un e tij ku bëhet fjalë për një lajmërim të montuar për vdekjen e deputetit Albin Kurti dhe një tjetër lajmërim për vdekjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ajo nuk qëndron që unë e kërkoj vdekjen e personit në fjalë dhe të askujt tjetër por ajo ka qenë krejt spontane, unë rasisht e kom pa postimin në Facebook dhe e kam shprëndarë, kjo ka qenë arsyeja”.

“Unë nuk e kam bërë me qëllimin që i kërkoj vdekjen dhe aq më pak që siç e kam parë në disa portale që unë kërkoj vrasjen e Albin Kurtit”.

E shprëndarjen e këtyre fotografive ai e arsyeton me mospëlqimin e politikave të Albin Kurtit.

“Politikat  e Kurtit për mendimin tim nuk nevoitet me shpenzu mendime se po shihen veprimet e tij që ai po i bën si në parlament ashtu edhe në kundërshtimin e  çdo institucioni”.

Megjithatë ai nuk e sheh të nevojshme që t’i kërkojë falje Albin Kurtit.

“Nuk ma merr menja që Albini është shqetësuar për këto postime dhe unë prap e potencoj se kam bërë për kërcënim dhe as që e dëshiroj vdekjen e tij”.