Keni pasur rastin të shihni shumë njerëz duke bërë gjëra të bukura në dru, por ky burrë vërtet është i jashtëzakonshëm.
Ai shfaqi talentin e tij kur mori në dorë motosharrën, dhe butësisht filloi ta bëjë në dru portretin e mbretit të “Rock n’ Rollit”, Elvis Presley, transmeton Telegrafi.
Të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon kanë mbetur gojëhapur me talentin e këtij burri, dhe kështu videoja e tij ka filluar të “vërshohet” nga komentet e shumta.
Por, të vetmen të “metë” te ky burrë që e kishin gjetur adhuruesit e flaktë të Presley-it, ishte ngjyra e syve, por pasi e përfundoi skulpturën e kuptuan se e kishin pasur gabim, pasi ai ishte në proces e sipër dhe vepra e tij artistike nuk kishte përfunduar. /Telegrafi/