Bukuroshja Morena Taraku, është femra që çdo mashkull do të donte ta kishte në duar, por ajo ende nuk ka deklaruar për ndonjë lidhje të mundshme.
Mirëpo, ajo që ka ngjallur dyshime është një foto e postuar nga vetë Morena në të cilën shkruan “Të dua” në gjuhën angleze.
Taraku nuk ka treguar asgjë më shumë rreth kësaj, se për kë e ka pasur fjalën, mirëpo shihet se modelja simpatike, tashmë edhe këngëtarja është e dashuruar.
Ajo së fundmi e ka sjellë këngën ‘Lule’ të cilën ia ka dedikuar nënës së saj të ndjerë, ndërsa shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim i cili do të jetë me këngëtarin Ardit Stafa, ku ky i fundit për Lajmi.net këtë e ka konfirmuar.

















