Morën para për t’i falur gjobën, pezullohen dhe nisin hetimet për dy policët e rrugores

E publikuar: 16/10/2016 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy efektivë të policisë rrugore janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet, pasi u denoncuan në një video ku shiheshin në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, duke marrë para nga një qytetar. Policët janë Y.J dhe N.H.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tyre.

Ata pasi kanë ndaluar mjetin nuk kanë kryer asnjë verifikim, nuk kanë zbatuar procedurat standarte duke mos i komunikuar drejtuesit arsyen e ndalimit për shkeljen e konstatuar prej tyre. Më pas për të mos i vendosur një gjobë i kanë marrë lekë.

(Kosova Sot)