Morata: “Juventinët” më paralajmëruan që të mbaj një kaskë

E publikuar: 26/06/2016 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alvaro Morata përballë Buffon, Chiellinit, Barzaglit dhe Bonucit. Sulmuesi i Juventusit përballë mbrojtjes dhe portierit Bardhezi. Itali-Spanjë është një sfidë e vecantë e sulmuesit të “La Rojas”, që duhet të sfidojë katër shokët e skuadrës së tij. 23-vjecari, në prag të supersfidës së Stade de France, zbulon se ka komunikuar me futbollistët juventinë të Italisë, të cilët i kanë dhënë një paralajmërim.

“Kam folur me disa mbrojtës të të kaltërve. Më kanë thënë se duhet të jem i përgatitur dhe të vendos një kaskë në kokë për t’u mbrojtur. Mbrojtja e Italisë është ajo që e ka cuar Juventusin drejt sukseseve në vitet e fundit. Buffon është një legjendë, Bonucci bosi, ndërsa Chiellini ka forcë, ndërsa Barzagli shumë cilësi. Gjithsesi unë kam një parandjenjë pozitive. Jam i lumtur sepse Spanja është aty ky i takon të jetë. Ne do të bëjmë ndeshjen tonë.”

Përsa i përket mungesës së Candrevës për arsye dëmtimi, Morata shtoi:

“Është një mungesë e rëndësishme, por Italia ka një skuadër të madhe dhe lojtarët e saj do të japin gjithcka për të marrë fitoren.”

I pyetur për faktin se kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për të për t’i treguar trajnerit Zinedine Zidanë se është i denjë për Realin, Morata theksoi se nuk ka cfarë t’i tregoi francezit sepse nuk është një lojtar i skuadrës së dytë të Los Blancos.