Nacho Monreal ka hedhur poshtë ofertën e Arsenalit për kontratë të re, pasi dëshiron rikthimin në Spanjë.
29-vjeçari, i cili ju bashkua Arsenalit nga Malaga në vitin 2013, ka qenë prej kohësh i lidhur me ekipin e Athletic Bilbaos për shkak të rrënjëve të tij baske, por edhe me Atlético Madridin e Diego Simeones, përcjell koha.net.
Dhe, sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, Monreal, ka hedhur poshtë ofertën e Arsenalit për një kontratë të re dhe kështu Arsene Wenger është gati të dëgjojë ofertat për mbrojtësin nga klubet e interesuara.
Monreal, ka bërë 38 paraqitje për Arsenalin këtë sezon, mund të jetë në dispozicion për ekipet e interesuara për një vlerë rreth 8 milionë euro.