nitori i cili është i vendosur para Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili është i dedikuar për të paraqitur fotografi me emrat e atyre të cilët ende rezultojnë të zhdukur nga lufta në Kosovë, është jashtë funksionit.
Turistë të shumtë shihen se kanë shfaqur interesimin për të kaluar para pjesës ku janë të vendosura fotografit e të pagjeturve në rrethojat e kuvendit. Mirëpo, përveç fotografive ata nuk mund të shohin pamje në monitor, i cili prej se është vendosur në atë pjesë rrallëherë ka funksionuar.
Në nivel të Kosovës, ende mbesin të pagjetur mbi 1.700 veta të zhdukur që nga viti 1999. /Gazeta Tribuna/


















