Me çdo fillim viti vjen ngjarja prestigjioze e elektronikës CES e cila hedh dritë mbi trendet teknologjike që do të vijnë gjatë vitit.
Monitor 38-inç i LG për video lojërat është një prej produkteve që do të debutojë në CES 2019.
Ai është super i gjerë me ekran të lakuar dhe kombinon rezolucionin e lartë me teknologjinë G-Sync të NVIDIA.
Megjithatë ky ekran kërkon një kartë grafike të fuqishme në mënyrë që adhuruesit e lojërave të shohin “endrrën” e tyre të plotësohet.
Monitori a një rezolucion 3,840×1,600 piksel dhe frekuencë rifreskimi prej 144Hhz.
Padyshim është arritje e madhe sidomos për një ekran IPS. Shkëlqimi do të sillet në 450 nit dhe LG pretendon që ky ekran mbulon 93% të gamës së ngjyrave DCI-P3.
Panelët e parë 4K 144Hz u shfaqen në fillim të 2018-ës me çmime nga 1,000 deri në 2,000 dollarë. Prisni që edhe ky monitor i ri i LG të sillet rreth këtij çmimi. /PCWorld Albanian