Monika Salihu, befason më sjelljen e saj ndaj bashkëshortit në mes të studios. Ajo e ka vënë në siklet Ylberin, duke e kritikuar.
“Ky ndonjëherë sheh shumë ëndrra, unë i them o burrë, preke tokën. Kur behët, kur të shkruhet, kur nënshkruhet. Mos fantazo, e ky po mendon që unë po e dekurajoj, por unë faktikisht po i them që pranoj gjerat ashtu siç janë”, ka thënë ajo, në RTV Dukagjini.
“Ti kur mendon negativ, e qon më shumë nga negativiteti”, është shprehur Ylberi.
“Realiste jam unë”, ia ktheu Monika.