Monica Belluçi refuzon për të disatën herë ftesën për darkë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Revista italiane “Novella 2000”, shkruan se lideri rus e ka ftuar disa herë për darkë aktoren italiane, e cila ka refuzuar në të gjitha rastet.
Megjithatë nuk bëhet fjalë për darka çift, por për mbrëmje gala për të cilat Putin është i njohur.
Por ish-bashkëshortja e aktorit, Vincent Cassel ka refuzuar gjithmonë ftesat.
Pavarësisht refuzimeve, Putin nuk nuk është dorëzuar, por ka kërkuar edhe ndërhyrjen e mikut të tij italiane, Silvio Berlusconi. Megjithatë pavarësisht ndërhyrjes së tij, as Berlusconi nuk ka arritur që ta bindë Belluçin.