MoneyGram bashkëpunim me Ripple, rivalin e Bitcoin

E publikuar: 28/01/2018 00:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aksionet e MoneyGram u rritën me 10.5% javën e kaluar ndërsa kompania e njohur e transfertave të parave tha se kishte nisur një bashkëpunim me rivalin e bitcoin Ripple.

Si rezultat MoneyGram do të testojë përdorimin e monedhës kriptografike Ripple për të transferuar paratë më shpejtë dhe më me pak kosto.

Ripple, krijuar nga themeluesi i bursës bitcoin Mt Gox, është rritur me 31,000% vitin e kaluar duke lënë në hije rritjen e bitcoin me 1,200%.

Sipas CoinMarketCap.com, një monedhë Ripple këmbehet me 1.38 dollarë. Shumë analistë dhe investitorë e shohin si një konkurrentë të bitcoin i cili aktualisht vlerësohet me 250 miliardë dollarë.

Duke shfrytëzuar Ripple, kompanitë e kryerjes së pagesave dhe bankat mund të transferojnë para me shpejtësi të lartë pavarësisht vendodhjes së tyre.

Tarifa e transaksioneve, vetëm një fraksion i një dollari, është shumë më pak se tarifa prej 30 dolarrësh e bitcoin.

USB dhe Santander përdorin Ripple për këtë qëllim. /PCWorld Albanian