Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 dhjetor ka refuzuar kërkesën e aksionarit Monego për të shtyer ekzekutimin e vendimit të BQK-së deri në zgjidhjen e çështjes, e cila do të mbronte punonjësit dhe pasuritë e ndërmarrjes deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës.
Avokatët Arianit Koci dhe Granit Vokshi kanë konfirmuar që aksionari Monego do të paraqesë ankesë ndaj vendimit brenda ditëve të ardhshme.
“Zyra KOCI & VOKSHI që është përfaqësuese e autorizuar e aksionarit Monego do të paraqesë ankesë ndaj vendimit brenda ditëve të ardhshme. Në emër të aksionarit të Monegos i kërkojmë BQK-së që të sigurojë mbrojtjen e aseteve të kompanisë” thekson avokati Granit Vokshi.
Aksionari i Monego i bën thirrje administratorit të caktuar Z.Visar Zeneli të sigurojë raportin për veprimet e tij të bëra në javën e parë që nga data 6 dhjetor. detyrë e dhënë nga banka qendrore – të mbledhë kredi të papaguara të interesit të kreditorëve.
Siç është raportuar të Premten në 06 Dhjetor, Banka Qendrore e Kosovës vendosi të revokojë licencën për kompaninë Monego, duke emëruar një administrator të Bankës Qendrore. Aksionarët e kompanisë do të përdorin të gjitha mjetet juridike për të mbrojtur të drejtat e tyre./infosot/