![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2018/03/bitc.png)
Kritikat më të shumta monedhat virtuale i kanë marrë për shkak se ato nuk rregullohen duke lënë hapësira për manipulime dhe mashtrime.
Megjithatë në Kosovë, kompania Albvision tatohet nga autoritetet e vendit si çdo biznes tjetër.
Kompania tatohet në bazë të të ardhurave që gjeneron në mungesë të një kuadri ligjor që rregullohen dhe përcakton natyrën e monedhave kriptografike.
Në një reportazh të Klan Kosova, Administrata Tatimore e Kosovës shprehej se çdo biznes duhet të tatohet nëse gjeneron të ardhura ndërsa rregullimi i këtij sektori i përket institucioneve të tjera.
“Është e domosdoshme rregullimi me ligj i këtij sektori,” shprehej përfaqësuesi i Albvision Ardian Alaj.
Albvision ishte kompania e parë shqiptare që solli një ATM të monedhave kriptografike vitin e kaluar në Kosovë.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni reportazhin e Klan Kosova: