Le 10 Sport’ mëson që Monaco ka refuzuar të holla të mëdha për yllin Thomas Lemar.
“Redsat” kanë ofruar 72 milionë, përfshirë Divock Irigin, për talentin e shumëvlerësuar por klubi francez i ka informuar ata se nuk janë të interesuar në futbollistin belg, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht faktit që Kylian Mbappe është i vendosur për largim, AS Monaco së fundmi ka nënshkruar me Stevan Joveticin dhe Balde Diao Keita, të cilët priten të ndihmojnë Radamel Falcaon në front.
Si rezultat i kësaj, ata mendojnë të shesin Lemarin vetëm nëse paguhet plotësisht tarifa e kërkuar, dhe deri tani mësohet se reprezentuesi francez kushton më shumë se 72 milionë euro.
“Redsat” dëshirojnë të përforcojnë departamentin e mesfushës këtë verë dhe besohet se janë duke u përpjekur për të arritur një marrëveshje për huazimin e Renatos Sanchesit.