Momenti i vrasjes së dy të rinjve te parku i qytetit në Prishtinë (Pamje të rënda)

E publikuar: 17/10/2016 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë publikuar pamjet e para të vrasjes, e cila kishte tronditur kryeqytetin një muaj më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Parkun e qytetit të Prishtinës, humbën jetën dy të rinj.

Në videon e siguruar nga “Indeksonline”, shihet se si i dyshuari Lulzim Idrizi nga Shqipëria ekzekuton me armë zjarri viktimat Arianit Gashi dhe Eron Agaj.

I dyshuari, edhe pse ndodhet në arrati, poston lirshëm fotografi në rrjetin social “Facebook”, shkruan “Indeksonline”.

Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se hetimet përkitazi me këtë rast, ende janë duke vazhduar.