Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka pasur një moment të pakëndshëm sot.
Ai u përplas me fansat e klubit kundërshtar, West Ham United, në disfatën prej 3-1 që e pësoi sot Sunderlandi.
Shqiptari i Zvicrës shkëmbeu disa fjalë me tifozët teksa vetë ndodhej në pankinë, pasi mungonte për shkak të lëndimit.
Dikur Xhaka, sa luante te Arsenali, po në Angli, kishte pasur përplasje me fansat, por atëbotë me ata të klubit të tij.

















